×
Friday, March 29, 2024

Gjermania dhe Franca vazhdojnë përpjekjet për stabilizimin e Sahelit

September 22, 2022


Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për stabilizimin e rajonit të Sahelit, njoftuan sot ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve gjatë një takimi në Berlin.

“Është e nevojshme që të vazhdojmë angazhimin tonë në Sahel për të stabilizuar rajonin, veçanërisht në lidhje me popullsinë civile”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

“Ndërsa sfidat nga lufta në Ukrainë kanë qënë te mëdha, konflikti Rusi-Ukrainë solli pasoja shumë specifike në kontinentin afrikan”, tha ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu.

Lecornu vuri në dukje veçanërisht praninë e mercenarëve rusë të Grupit Wagner në vende të tilla si, Mali.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar tërheqjen e trupave franceze nga Mali pasi marrëdhëniet me qeverinë ushtarake u përkeqësuan, por misionet stabilizuese te Kombeve të Bashkuara dhe trajnimet ushtarake të Bashkimit Evropian dhe Kombeve janë ende aktive në vend.



Comments are closed.