×
Thursday, July 25, 2024

Gjermania ashpërson masat antiCOVID-19

April 24, 2021


Gjermania hyn sot në një fazë të re të kufizimit të jetës publike duke përfshirë shtetërrethimin kombëtar pas miratimit të një ligji të ri shumë të kundërshtuar, që forcon pushtetin e Angela Merkel për të luftuar kundër pandemisë.

Ndërkohë që shumë vende, si Italia, Zvicra, Belgjika kanë programuar lehtësim të kufizimeve, ekonomia e parë europiane po shkon kundër rrymës duke aktivizuar atë që quhet  “frenaemergjente”, parashikuar në projektligjin kundër infektimeve.

Miratuar këtë javë në nën protestat në rrugë të disa mijëra opozitarëve të linjës së ashpër të Angela Merkel, teksti vendos një ashpërsim të rregullave shëndetësore që kur përqindja e incidencës, që mat infektimit në një javë, të jetë mbi 100 gjatë tre ditëve.

Kohëzgjatja e saj është e kufizuar deri më 30 qershor.

Mbi pragun prej 165, mësimi me prani fizike në shkolla është i ndaluar.

Të premten, incidenca u rrit në 164 mesatarisht në vend, ku kufizimet nuk kanë qenë kaq të ashpra ashtu si tek disa fqinjë si Franca ose Spanja.

“Është e vështirë, kjo rëndon mbi secilin prej nesh. Por është e nevojshme për një periudhë të përkohshme”, siguroi ministri konservator i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Bëhet fjalë për të thyer valën e  tretë të virusit, dhe më pas rihapja graduale me një përdorim të shtuar të testeve”, shtoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments