×
Monday, June 14, 2021

Gjermania ashpërson kontrollet në kufij

March 26, 2021

Gjermania mund të përballet me 100,000 infektime në ditë nëse vala e tretë e pandemisë së koronavirusit nuk kontrollohet, ka paralajmëruar Instituti për Shëndetin Publik Robert Koch.

Kontrollet rastësore dhe testimet e detyrueshme do të nisin së zbaturi në kufi me Francën ka thënë ministri i Jashtëm francez, sepse “pandemia në Gjermani është duke shpërthyer më shpejt se që është menduar”.

Testet negative do të kërkohen po ashtu për secilin që arrin në aeroportet e këtij shteti, nga dita e martë.

Zyrtarët frikësohen se vala e tretë mund të jetë më vështirë e parandalueshme, në krahasim me dy të parat.

Teksa numri i të infektuarve arrin në 20,000 në ditë, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka paralajmëruar se nëse situata nuk kontrollohet, “ne përballemi me rrezikun e mbingarkimit të sistemit tonë shëndetësor në muajin prill”.

Gjermania është një prej vendeve të Bashkimit Evropian, ku numri i të infektuarve me koronavirus është rritur shpejt këtë javë.

Numri i të infektuarve është rritur për 35 për qind në Poloni, dhe zyrtarët shëndetësorë në të dyja shtetet kanë thënë se përhapja e variantit britanik të koronavirusit qëndron mbrapa shpërthimit.

Shkalla e vaksinimit kundër këtij virusi në Evropa është e ulët, për shkak të vonesave në porosi.

Në Gjermani, rreth 10 për qind e të rriturve kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Ministri gjerman i Shëndetësisë ka thënë se shteti i tij është në fazat e fundit të “maratonës së pandemisë”, mirëpo duhet edhe pak kohë derisa të arrihet synimi.

Ai u ka bërë thirrje gjermanëve që të mos udhëtojnë për Festën e Pashkëve dhe të minimizojnë kontaktet e tyre me njerëzit tjerë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për