×
Sunday, December 1, 2024

Gjermani, zgjatet deri në mes të qershorit kufizimi i udhëtimeve turistike

April 29, 2020


Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas njoftoi sot zgjatjen deri në mes të qershorit të kufizimeve për udhëtimet turistike jashtë vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Ne nuk jemi ende në pikën kur mund të rekomandojmë pa u shqetësuar udhëtimet jashtë vendit dhe për këtë arsye është e nevojshme zgjatja e kufizimeve për udhëtimet në botë deri në mes të qershorit”, deklaroi Heiko Maas në një konferencë shtypi në Berlin.

Këto kufizime janë në fuqi për shkak të pandemisë, që ka bllokuar pjesën më të madhe të flotës së avionëve në botë dhe ka çuar në kontrolle më të forta kufitare, si dhe masa karantine të vendosura në shumicën e vendeve.

“Për pjesën tjetër, gjithçka mbetet e hapur. Ne do të kemi shumë diskutime me partnerët tanë europianë për t’u koordinuar në nivel ndërkombëtar”, shtoi  Maas.

“Gjithçka varet nga zhvillimi i pandemisë në Europë dhe gjetkë”, nënvizoi ai duke shtuar se do duhen shumë javë para se gjërat të normalizohen.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments