×
Sunday, September 19, 2021

Gjermani/ SPD tejkalon të Gjelbrit duke rritur presionin mbi CDU-CSU

August 18, 2021

Socialdemokratët gjermanë kanë tejkaluar të Gjelbrit, në sondazhin e kësaj jave dhe, disa javë para votimit më 26 shtator në Gjermani, ata janë shumë pranë koalicionit CDU -CSU.

Sipas sondazhit të bërë nga FORSA, partia e Olaf Scholz tani ka 21 për qind (+2) të preferencave kundrejt 19 për qind të të Gjelbërve (-1), ndërsa konservatorët e Armin Laschet mbeten në 23 për qind.

Liberalët vendosen në 12 për qind, e majta e Linke regjistron 6 për qind dhe ultra të djathtët e Afd-së kanë 10 për qind të preferencave.

Në këtë situatë, CDU-CSU dhe SPD mund të emërojnë kancelarin e ardhshëm, kurse Të Gjelbrit jo.

Edhe në të ashtuquajturin “Kanzlergfrage”, në skenarin thjesht teorik në të cilin gjermanët mund të votonin drejtpërdrejt për kancelarin, Scholz është ende përpara me 29 për qind të konsensusit personal, kundrejt 15 për qind për Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) dhe 12 për udhëheqësin e CDU-së, Armin Laschet.

Eunews.al

Comments are closed.