×
Friday, March 24, 2023

Gjermani rekord infeksionesh nga COVID-19, Merkel kërkon mbylljen e vendit

October 28, 2020




Gjermania ka regjistruar rreth 15 000 infeksione të reja me koronavirus gjatë një periudhe 24-orëshe, sipas institutit ”Robert Koch” duke shënuar rritjen më të lartë ditore të vendit që nga fillimi i pandemisë.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve deri tani në 449 275 dhe të të vdekurve në  10 098.

Situata e krijuar ka detyruar kancelaren Merkel të kërkojë një bllokim të lehtë të vendit duke filluar nga 4 nëntori dhe për të tërë muajin.

Sipas një dokumenti, qeveria po bën presion për mbylljen e bareve dhe restoranteve nga 4 nëntori deri në fund të muajit, me përjashtime për ushqimin e gatshëm.

Sipas planeve, tubimet në publik do të jenë të kufizuara në anëtarët e vetëm dy familjeve dhe turizmi i brendshëm do të ndalohet gjerësisht.

Merkel është planifikuar të zhvillojë video-bisedime me kryeministrat e 16 landeve, sot pasdite vonë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments