Gjermani, qeveria thërret ambasadorin rus për të diskutuar konfliktin me Ukrainën



Qeveria gjermane thirri sot ambasadorin rus në Ministrinë e Jashtme në Berlin në përgjigje të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, sipas burimeve qeveritare.
Ambasadori Sergej Nechaev thuhet se ka folur me drejtorin politik të ministrisë, Tjorven Bellmann.
Nuk janë dhënë detaje rreth çeshtjeve që janë diskutuar.
Në përgjigje të njohjes së rajoneve të shkëputura të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore nga Kremlini, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock kritikoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin dhe e akuzoi atë se ka gënjyer për qëllimet e tij në rajon.
Pas një takimi me homologun e saj francez Jean-Yves Le Drian në Berlin, ajo sinjalizoi gjithashtu gatishmërinë e saj për negociata të mëtejshme për të zbutur krizën Ukrainë-Rusi.
