×
Tuesday, July 27, 2021

Gjermani, projektrezoluta e propozuar synon zgjatjen e bllokimit anti COVID-19

March 2, 2021

Bllokimi, aktualisht në fuqi në vend, që ka detyruar mbylljen e dyqaneve dhe bizneseve në të gjithë Gjermaninë, do të zgjatet deri më 28 mars, me mundësinë e lehtësimit të kufizimeve të kontaktit, sipas një projektrezolute të propozuar.

“Çdo hap jashtë bllokimit, i vendosur në nivel kombëtar në mes të dhjetorit për të ndaluar një valë të dytë të COVID-19, do të ndryshojë në varësi të rajonit dhe do të bazohet në normat lokale të infektimeve”, shkruhet në planin e paraqitur.

Negociatat janë në vazhdim ndërsa pritet raundi i ardhshëm i bisedimeve mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të shtetit të mërkurën, kur do të merret një vendim përfundimtar mbi hapat e ardhshëm në lidhje me bllokimin.

Ndërkohë janë shtuar thirrjet për lehtësimin e masave, sidoqoftë, politikanët dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se variante më të rrezikshme të COVID-19 po përhapen në Gjermani, më i rëndësishmi varianti B117, i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe.

Kjo është arsyeja për zgjatjen e propozuar të bllokimit, megjithëse do të lejohen takimet e deri në pesë personave nga dy familje, që do të hyjë në fuqi të hënën.

Aktualisht, grupet me më shumë se dy persona janë të ndaluara.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për