Gjermani, ndalohet një grup neonazist




Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ndaloi një grup neonazist, i njohur si ”Brigada Wolf 44”.
Prokurorët në të kaluarën e kanë përshkruar qëllimin e grupit si “forcimin e një atdheu të lirë” sipas “ligjit moral gjermanik”.
Zyrtarët e sigurisë besojnë se grupi, i cili thuhet se ka anëtarë në katër shtete federale, do të përdorte dhunën për arritjen e qëllimit për të rivendosur një shtet nacional-socialist.
Sot në mëngjes, oficerët e policisë në Hesse, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe shtetet e Nordrhein-Westfalen filluan të kontrollojnë shtëpitë e 11 anëtarëve të grupit.
”Qëllimi i bastisjeve ishte, ndër të tjera, për të konfiskuar pasuritë e shoqatës dhe propagandën e mundshme ekstremiste të krahut të djathtë”, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane.
Grupi, i cili ekziston që nga viti 2016, dhe fillimisht ishte aktiv me emrin ”Stuhia Brigada 44”, me sa duket ka një strukturë të vendosur.
Në fillim të vitit 2018, në një tren u gjet një çantë me armë dhe një bluzë me vulën “Sturmbrigade 44 Koethen-Anhalt”.
Gjatë një hetimi nga prokurori publik federal, pronat në Hesse, Nordrhein-Westfalen, Saksoninë e Ulët dhe Saksoninë-Anhalt u kontrolluan në korrik 2019.
Seehofer tashmë ka ndaluar këtë vit dy organizata të krahut të djathtë dhe një organizatë antisemite.
Eunews.al
