×
Wednesday, December 8, 2021

Gjermani, arrihet marrëveshja për qeverinë e koalicionit

November 24, 2021

Tre partitë që do të formojnë qeverinë e ardhshme gjermane – social-demokratët (SPD), të gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP), njoftuan arritjen e një koalicioni, ndërsa pushteti politik në vend zhvendoset majtas.

Ministri social-demokrat i Financave dhe zëvendëskancelari, Olaf Scholz, pritet të pasojë Angela Merkelin si kancelare.

Pas më shumë se një dekade e gjysmë në pushtet, blloku konservator i Merkelit po shkon drejt opozitës.

Marrëveshja e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së duhet t’u paraqitet anëtarëve të partisë.

Aleatët e mundshëm ka të ngjarë të arrijnë qëllimin e tyre për të formuar qeverinë e re gjermane deri në Krishtlindje.

Negociatat e koalicionit midis partive filluan më 21 tetor, pas bisedimeve eksploruese në të cilat ata ishin në gjendje të trajtonin pikat kryesore të pengesave.

Në një dokument që detajon rezultatin e atyre bisedimeve të para, SPD, të gjelbërit dhe FDP premtuan “një rinovim të plotë të vendit” dhe “një zgjim” për të adresuar sfida të tilla si ndryshimet klimatike dhe vonesat në infrastrukturën digjitale, duke siguruar njëkohësisht prosperitet dhe kohezion.

Sipas dokumentit të mëparshëm, edhe mosha ligjore për të votuar në zgjedhjet federale dhe ato evropiane duhet të ulet nga 18 në 16 vjeç.

Eunews.al

Comments are closed.