×
Wednesday, July 16, 2025

Gentiloni: KE do të ndërmarrë veprime të reja ligjore kundër Polonisë

December 22, 2021


Komisioni Evropian deklaroi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Polonisë për shkak të shqetësimeve serioze në lidhje me Gjykatën Kushtetuese polake.

Komisioneri Evropian për Ekonominë, Paolo Gentiloni, theksoi se ”vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese polake, shkelën parimet e përgjithshme të ligjit të BE-së”, në një konferencë shtypi në Bruksel, ku ai njoftoi vendimin.

Procedura e shkeljes mund të çojë në një çështje tjetër në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe përfundimisht në sanksione të mëtejshme financiare kundër Polonisë.

Kjo është përplasja e fundit midis autoritetit më të lartë të BE-së dhe Polonisë për shtetin e së drejtës.

Varshava ka dy muaj kohë për t’iu përgjigjur njoftimit zyrtar.

Eunews.al




Comments are closed.