×
Thursday, September 23, 2021

Gazetari pranë PD nxjerr blof “delfinin” e Bashës, publikon shifrat

August 14, 2021

Gazetari pranë PD, Elvi Fundo ka reaguar pas deklaratës së deputetit të zgjedhur të PD në Korçë, Ervin Salianji, i cili shkruante sot se PD-ja e Korçës është rritur dhe se në zgjedhjet e fundit, ja rikuperuar 7 mijë vota.

Duke përgënjeshtruar deklaratën e Salianjit, Fundo ka publikuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të cilat i ka krahasuar me zgjedhjet paraardhëse. Tabelat konfirmojnë një tjetër gjë nga ajo çka pretendon Salianji.

“Rikuperimi më shumë se 7000 vota na bën të jemi me kokën lart, mirënjohës dhe të përgjegjshëm për të tejkaluar 100 votat që ndajnë sot opozitën nga Rilindja në këtë bashki!”-shkruante ndër të tjera Ervin Salianji.

Në një postim në rrjetet sociale, Fundo shkruan se Salianji në fakt po i bën shërbim kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Niko Peleshi, duke dhënë kontributin e tij në shkatërrimin e PD-së.

Siç shkruan Fundo, PD-ja së bashku me LSI-në nga 2013 në 2021 kanë humbur 11 mijë vota.

Postimi i plotë:

Babalja i Grides, ka thene se e ka rritur PD-ne ne Korce me 7000 vota. Bravo lider!

Le te shohin shifrat dhe ti veme pikat mbi i:

Ne 2013 kur PD doli ne opozite kishte 56 mije vota.

Ne 2017 kur ishte ky dhe Andrea Mano shkoi 42 mije. Kishin edhe PBDNJ qe ka 3 mije vota ne Korce.

Ne 2021 kane marre 50 mije vota, qe jane bashke me PBDNJ 9 mije me pak se ne 2013.

Ky e ka rritur PD-NE BASHKE ME ALDON duke e zvogeluar. Ka 20% me pak vota se diten qe PD doli ne opozite.

Le kur flasin si opozite se bashke me LSI do bejne kerdine.

PD plus LSI ne 2013 jane 70 mije vota, PS qendronte ne opozite.

PD plus LSI ne 2017 jane 61 mije vota, PS qendron ne pushtet.

PD plus LSI ne 2021 jane 59 mije vota, PS qendron ne pushtet.

Keto jane shifrat zyrtare sipas tabelave me poshte marre nga KQZ. Llogarite ti beje kush te doje dhe si te doje me Manon dhe Salianjin PD eshte tretur, kete here treti dhe LSI-ne.

Nuk po bejne asgje tjeter, thjesht ate qe eshte thene e shkruar me kohe.

Po e tretin PD-ne per ti zgjatur jeten Rames dhe Peleshit.

Rama qe te shpetoje Salianjin nga burgu. Peleshi qe te vazhdoje te ushqeje me para pushteti Aldon ose Andrean sic e njeh Tirana.

Duan te bejne demokratet per budallenj dhe te kryejne misionet e tyre politiko-korruptive duke mbushur xhepat me para pushteti e korrupsioni. Thjesht duke cmontuar PD-ne.

Nuk merr vetem Luli nga Rama per kunatin marrin edhe keta per vete.

Duan te bejne dhe rolin e budallait por ne fakt jane vetem te peshtire asgje me shume.

Mund t’ju njohim nje merrite, jane shkaterrimtare te paepur dhe mendojne se me genjeshtra dhe rolin e shejtan-budallait do i kalojne edhe nja 4 vite ne opozite. Keshtu sic e kane zene ehe.

Eunews.al

Comments are closed.