×
Tuesday, December 6, 2022

Gazeta Malazeze: Sali Berisha i financuar nga Rusia. Ja oligarku rus që financon në Shqipëri

October 1, 2022

Mediat e Malit të Zi kanë zbuluar sot detaje të hollësishme të operacionit që prej ditësh po vepron në Mal të Zi, ku u arrit të kapej një fole e rrezikshme e spiunazhit rus.

Sipas gazetës së Podgoricës ‘Pobjeda’, kjo fole ishte edhe operative, por edhe një “bankë” nga ku ndaheshin paratë për të vepruar në shtete të tjera të Ballkanit, si Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, ‘Pobjeda’, bën të ditur se kjo fole nuk kishte lidhje me Beogradin, pasi në këtë vend që është i afërt me Rusinë, çdo lëvizje e bënte ambasada e Rusisë.

Sipas ‘Pobjeda’-s, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka urdhëruar nisjen e operacionit më të madh kundër agjenturës ruse, menjëherë sapo është kthyer në atdhe prej SHBA. Ku thuhet se pa pasur takime të rëndësishme me drejtues politikë dhe të agjencive ligjzbatuese, si CIA dhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës.

‘Pobjeda’ thekson se janë arrestuar 38 persona, si pjesëtarë të folesë ruse, ku vetëm dy janë malazez, ndërkohë që nuk bëhet e ditur se çfarë kombësie kanë 36 personat e tjerë. Ka të dhëna, që ndër të arrestuarit ka edhe shqiptarë.

Këtij numri prej 36 mund t’i zbriten edhe 6 diplomatë rusë që u shpallën ‘Non Grata’ po dje nga qeveria e Abazoviç, por sërish mbeten 30. Kush ishin dhe çfarë kombësie kanë ata? Kjo është pikëpyetja që nuk e ngre vetëm ‘Pobjeda’, por edhe media të tjera të Malit të Zi apo edhe media në Perëndim.

Ndërkaq, gazeta e Podgoricës, thekson se operacioni është kryer nën asistencën direkte të CIA-s dhe shërbimit sekret britanik MI6, e për këtë kanë pasur dijeni tre persona: Kryeministri Dritan Abazoviç, shefi i shërbimit sekret që emëroi ky i fundit dhe ministri i Brendshëm, një zyrtar i emëruar nga URA.

Përveç gjashtë diplomatëve rusë, në fokus të hetimit, të cilin po e kryen Prokuroria Speciale e Shtetit pas marrjes së informacioneve nga ANB, janë edhe dy shtetas malazezë: Radomir Sekuloviç, diplomat në pension nga Ministria e Punëve të Jashtme si dhe një person tjetër me banim në Podgoricë, i cili siç mësojmë nuk është i punësuar në institucionet shtetërore por ka një kompani private.

Po ashtu nën hetim janë të paktën 30 shtetas rusë që jetojnë në Mal të Zi dhe kanë leje të përkohshme qëndrimi dhe që dyshohet se kanë mbledhur të dhëna dhe kanë krijuar kontakte me funksionarë shtetërorë dhe kompani private në Mal të Zi.

‘Pobjeda’ bën të ditur se për operacionin nuk ka pasur fare dijeni as presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç. Kryeministri Dritan Abazoviç, ishte ai që urdhëroi me një shkresë speciale nisjen e operacionit më të madh antispiunazh në vend.

Nisja e operacionit, mësohet se ka pasur edhe rrjedhje informacioni, pasi disa persona të implikuar janë larguar menjëherë nga ambasada ruse në rrugën “Beogradska” në Podgoricë me dy çanta që nuk dihet çfarë kanë pasur brenda.

Ambasada ruse, menjëherë pas operacionit, ka shpallur pezullimin e aktivitetit konsullor, ndërkohë pak më pas ambasada e SHBA në Mal të Zi, ka bërë të ditur lajmin se Rusia ka pasur një aktivitet malinj në këtë vend.

‘Pobjeda’, në shkrimin e saj, bën të ditur edhe raportin e shërbimeve amerikane mbi influencën ruse në politikën e Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë.

E çuditëtisht, Pobjeda, thekson se njerëzit e kontaktit të Moskës në Ballkan janë Milorad Dodik dhe Sali Berisha. Këtë e thotë në mënyrën më implicite të mundshme.

Gazeta malazeze thekson ndër të tjera se miliarderi rus Konstantin Malofejev është ai që ka shpërndarë para në Mal të Zi, Bosnjë dhe Shqipëri.

SHBA, ndërkaq ka bërë të ditur se shefi i operacionit për trazirat në Ballkan ka qenë Oleg Deripaska një oligark rus, si dhe ekzekutori ishte Viktor Alexeyevich Boyarkin një oficer në rezervë i shërbimit sekret ushtarak GRU.

SHBA theksonte në raportin e saj se Boyarkin vepronte në emër të Deripaskës me 15 anëtarë të tjerë të GRU, që tentuan të rrëzojnë qeverinë e Malit të Zi, ku armët i blenë në Shkodër. Ky operacion mbetet ende nën siglën ‘Top Secret’.

Pobjeda thekson ndër të tjera se pas agresionit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, situata gjeostrategjike ndryshoi në mënyrë dramatike, gjë që çoi në intensifikimin e aktiviteteve të agjencive perëndimore të inteligjencës, të cilat tani filluan të veprojnë në mënyrë të koordinuar, nga frika se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor mund të çojë në trazira të mëdha politike.

Siç bën të ditur ‘Pobjeda’, Moska zyrtare ka bërë të ditur se do të japë një përgjigje të fortë pas shpalljes ‘Non Grata’ të 6 diplomatëve rusë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiç, deklaroi për mediat pas operacionit, se po bëjnë gjithçka për ta pastruar vendin nga ndikimet e huaja.

Por kjo situatë nuk i ka shpëtuar luftës së brendshme politike në Mal të Zi.

Ministri i Mbrojtjes Konjeviç ka deklaruar se “kur të mësojë se kush janë njerëzit të cilëve u është hequr liria dhe me kë janë në marrëdhënie, ministri i Brendshëm mund të ndryshojë mendje”.

Aludimi i tij ka të bëjë me dyshimet se gruaja e të dyshuarit, diplomati në pension Sekuloviq, është në listën e këshilltarëve të Urës për zgjedhjet në Podgoricë.

Por për këtë Kryeministri Dritan Abazoviç ka deklaruar se nuk do të kursehet askush, “të gjithë janë të barabartë para ligjit”.

Burimi: https://www.pobjeda.me/clanak/ko-je-sve-u-mrezi-moskve

Faktor.al



Comments are closed.