×
Thursday, April 18, 2024

Gati qeveria e re! Rama mbledh sot socialistët në Pallatin e Brigadave

August 27, 2021


Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë grupin parlamentar të mandatit të dytë dhe atë që u zgjodh në zgjedhjet e 25 Prillit. Burimet nga kryeministria bëjnë me dije se mbledhja do të nisë në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave.

Mësohet se takimi ka në fokus të tij bilancin për qeverisjen e kaluar dhe objektivat për qeverinë e re. Pjesë e takimit do të jenë ministra aktualë dhe deputetë të rinj.

Rikujtojmë se kryeministri Edi Rama fitoi mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, teksa Partia Socialiste siguroi 74 mandate.

Eunews.al



Comments are closed.