×
Saturday, April 19, 2025

Gana, vendi i parë që merr 600 mijë doza nga programi COVAX

February 24, 2021


Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vaksinimin e vendeve të varfra COVAX ka shpërndarë gjatë ditës së sotme dozat e saj të para.

Një avion me 600 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të prodhuara nga Instituti i Serumit të Indisë janë ulur në kryeqytetin e Ganës, Akra. Deklarata e nisjes së shpërndarjes së vaksinave u njoftua nga OBSH si dhe nga UNICEF-I në një deklaratë të përbashkët.

Shpërndarja, vjen 8 muaj pas lançimit të programit COVAX, si ndihmë për vendet e varfra kudo nëpër botë. Pjesë e kësaj skeme janë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Shqipëria.

Programi ka si qëllim që të shpërndajë rreth 2.3 miliardë doza deri në fund të vitit, ku 1.8 miliardë do të shpërndahen falas dhe pa kosto financiare për qeveritë e vendeve të varfra.

Ai do të mbulojë së paku  20% të popullsisë së këtyre vendeve, gjë e cila do të thotë që nuk do të jenë të mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës dhe kufizimin e përhapjes së virusit në mënyrë efektive.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments