×
Thursday, May 6, 2021

G7: Të shqetësuar për shtimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën

April 13, 2021

Vendet e G7-ës shprehën shqetësimin e tyre të thellë për grumbullimin e shtuar të trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe rajonin e aneksuar të gadishullit të Krimesë.

Raportet e fundit mbi aktivitetin ushtarak rus në dhe përreth Ukrainës dhe shkeljet e armëpushimit kanë shkaktuar shqetësimin ndërkombëtar për shkak se konflikti shtatëvjeçar midis dy vendeve mund të përshkallëzohet përsëri.

“Këto lëvizje në shkallë të gjerë të paparalajmëruar të trupave përfaqësojnë veprimtari kërcënuese dhe destabilizuese”, thanë ministrat e Jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe në një deklaratë të përbashkët.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndërpresë provokimet e saj dhe të lehtësojë menjëherë tensionet në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare”, theksohet në deklaratë.

Në deklaratë, ministrat përsëritën “mbështetjen e tyre të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për