G7: Pasoja masive për Rusinë në rast të pushtimit të Ukrainës
December 12, 2021



Rusia do ta ekspozojë veten përballë pasojave masive në rast të pushtimit të Ukrainës, paralajmëroi sot shefja e diplomacisë britanike, Liz Truss pas një takimi të G7-s në Liverpul.
”Ky takim i ministrave të Jashtëm të G7-s tregoi zërin shumë të bashkuar të vendeve që përfaqësojnë 50% të PBB-së botërore”, shtoi ajo.
”Vendet e G7-s janë shumë të qarta në faktin që do të kishte pasoja masive për Rusinë në rast të një inkursioni në Ukrainë”, tha ministrja britanike.
Kërcënimi i sanksioneve të paprecedenta është formuluar ditët e fundit nga Uashingtoni, dhe në veçanti nga presidenti Joe Biden, i cili është takuar virtualisht me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Eunews.al

