G7: Britania e Madhe dhe SHBA paralajmërojnë Rusinë për pasoja të rënda



Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan sot Rusinë për pasoja të rënda nëse trupat ruse do të pushtonin Ukrainën, ndërsa takimi i ministrave të Jashtëm të G7-ës po zhvillohet në Liverpul.
Në bisedimet përpara mbledhjes së grupit të shtatë fuqive kryesore ekonomike perëndimore, sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss dhe homologu i saj amerikan Antony Blinken ranë dakord për të mbështetur Ukrainën, njoftoi sot një zëdhënës i Zyrës së Jashtme britanike.
Britania e Madhe dhe SHBA-ja thanë se mbeten të shqetësuara për lëvizjet ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën. Sipas NATO-s, Rusia ka grimbulluar 75 000 -100 000 ushtarë në zonë.
Ministrat e Jashtëm të G7-ës filluan bisedimet e tyre sot në mëngjes në Liverpul. Përveç Britanisë së Madhe, grupi përfshin Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën, Kanadanë, Japoninë dhe Italinë.
Eunews.al

