Futbollisti kombëtares Ramadani: Balla një nga tifozët më të zjarrtë të Shqipërisë
December 11, 2024
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin priti lojtarin e kombëtares, Ylber Ramadani. Futbollisti i serisë A në Itali, ku aktivizohet me skuadrën e Leçes i dhuroi ministrit një fanelë të kombëtares me emrin e vet.
Pas takimit me ministrin Balla futbollisti i i kombëtares kuq e zi, Ramadani përmes një postimi në rrjetet sociale teksa falenderon ministrin Balla për mikpritjen e ngrohte deklaron se ai është një nga tifozët më të zjarrtë të Shqipërisë.
“Një falenderim i posaçëm për Ministrin Taulant Balla për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin tejet miqësor. Mirënjohje për mbështetjen e parreshtur ndaj kombëtares kuq e zi, gjithmonë prezent në stadium si një nga tifozët më të zjarrtë të Shqipërisë”, shkruan Ramadani.