Fushata “Europa Është Këtu”/ Ambasadori i BE-së, Soreca takon kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici



Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici priti ne nje takim zyrtar Ambasadorin e Bashkimit Europian ne Shqiperi, Luigi Soreca.
Kryetari Gjici e flenderoi z. Soreca per ardhjen e tij ne Kukes, i cili tha se eshte me shume rendesi sidomos per investimet qe parashikohen, te cilat do te kene nje mbeshtetje nga Bashkimi Europian.
Kryebashkiaku Gjici, tha se z. Soreca ishte ne dijeni se çfarë nevojash ka bashkia e Kukësit, siç është muzeu i qtytetit në tokë, për të cilin mori një mbështetje nga amabasadori, duke e cilësuar si një ndër proritetet krysore.
Gjatë dikutimit mes tyre, problem krysor ishte çështja e mjedisit, dhe fushata e ndërmarrë së fundmi nga ambasada e Bashkimit Europian, ku ambasadori Luigi Soreca, bëri me dije se Bashkia e Kukësit, është përzgjedhur për ketë arsye bashkë me 15 bashki të tjera në vend, pasi viteve të fundit problemet me mjedisin po shtohen së tepërmi.
Fokus kryesor në fushatën e ndërmarrë me emrin “Europa është këtu”, është menaxhimi i mbejtjeve urbane në tre bashkitë e qarkut Kukës, si dhe menaxhimi i ujerave të zeza.

Nderkohe Ambasadori Soreca, ne fjalen e tij shprehu falenderime per kryetarin e Bashkise Kukes, Safet Gjici, si dhe e pergezoi, pasi tha se z. Gjici, ka vizion dhe synim te qarte, pasi arriti te krijoje njesine e Bashkimit Europian Brenda Bashkise, e cila eshte shume e rendesishme per te ndihmuar qytetaret ne lidhje me projektet qe zbaton Bashkimi Europian ne Shqiperi, dhe jo vetem.
Projektet ne ldihje me ceshtjet e mjedisit, te cilat do te fillojne se shpejti ne bashkine e Kukesit, kane si synim permiresimin e turizmit, pasi Kukesi vete eshte potencial i rendesishem ne kete ceshtje, dhe se turizmi eshte e ardhmja e cdo vendi.
Eunews.al
