×
Thursday, October 6, 2022

Furia e nxehtësisë arrin kulmin në Francë

August 3, 2022

Sipas Meteo-France vala e furishme e të nxehtit do të vazhdojë edhe sot me temperatura deri në 40 gradë Celsius, në jugperëndim të vendit, shtuar këtu edhe thatësirën e tejzgjatur.

”Sot do të jetë dita më e nxehtë në vend”, paralajmëron Meteo-France duke paralajmëruar se kulmi i vapës do të vazhdojë edhe nesër, në lindje të vendit.

Temperaturat maksimale gjatë ditës së sotme dhe nesër do të jenë 39-40 gradë Celsius në jugperëndim.

Njëzet e gjashtë departamente janë në alarm ngjyrë portokalli.

”Vapa do të vazhdojë edhe gjatë natës me temperatura mbi 20 gradë Celsius në të gjithë vendin”, shton Olivier Caumont, zëvendësdrejtor i Meteo-France.

Vala e fundit e të nxehtit përfundoi më 25 korrik dhe zgjati 14 ditë.



Comments are closed.