×
Monday, December 9, 2024

Ftesë nga Princi i Kurorës për të vizituar Riadin, Rama: Thellim i marrëdhënieve dypalëshe me Arabinë Saudite

November 6, 2024


Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Ambasadori saudit i përcolli Kryeministrit ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kryeministri vlerësoi ftesën miqësore, nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme, ndërsa në shenjë mirënjohje zgjodhi të vishte edhe tunikën saudite.

“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, u shpreh Rama.




Comments are closed.