×
Monday, December 6, 2021

“Fshati” në mes të Tiranës/ Panairi me ushqimet bio dhe prodhimet tradicionale

October 22, 2021

Një atmosferë e gëzueshme ndihet në sheshin Skënderbej me organizimin e panairit “shijo produktet lokale” ku marrin pjesë më shumë se 200 biznese me qëllimin e promovimit të produkteve të fshatit.

Veç produkteve ushqimore të freskëta e të sezonit si hurma e shega, një vëmendje të veçantë u është kushtuar punimeve të dorës si dhe veshjeve popullore si kjo që kam veshur unë që është e zonës së Tiranës.

“Unë jam e apasionuar pas veshjeve popullore dhe i sjell në miniaturë të vendosura në kornizë. I pëlqejnë shumë turistët por edhe shqiptarët.”

Panairi tërhoqi vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët sheshin Skënderbej e kanë të planifikuar si pikë ndalimi.  Hans dhe Moni, çifti gjerman me plot kureshtje ndalej të provonte produktet shqiptare.

“Shumë e mirë dhe e ëmbël.

Vërtet e shijshme!”

Edhe të rinjtë shqiptarë patën  kuriozitet për panairin i cili do të zgjasë nga 22 tetori deri në 24 tetor.

Eunews.al

Comments are closed.