×
Thursday, January 22, 2026

Frenimin i përhapjes së COVID-19, Siçilia kërkon të mbyllë qendrat e migrantëve

August 23, 2020


Presidenti i rajonit të Siçilisë, Sicile, Nello Musumeci sfidoi sot qeverinë italiane duke lëshuar një urdhër mbylljeje në territorin e tij për të gjitha qendrat e pritjes së migrantëve, të cilat i konsideron të favorshme për përhapjen e koronavirusit.

Burime nga Ministria e Brendshme italiane sqaruan menjëherë se kjo masë rajonale ishte e pavlefshme sepse kjo ishte në kompetencë të Shtetit.

“Deri nesër në mesnatë, të gjithë migrantët e pranishëm në “pikat e nxehta” dhe në të gjitha qendrat e pritjes në Siçili do të duhet të transferohen drejt qendrave që ndodhen jashtë ishullit”, thuhet në urdhërin e mbylljes prej 30 faqesh.

Teksti gjithashtu synon të ndalojë çdo migrant që të hyjë, të tranzitojë dhe të ndalojë në territorin e rajonit Sicilian me anije, të mëdha dhe të vogla, përfshirë dhe ato të OJQ-ve.

Presidenti i Sicilisë shpjegon vendimin e tij me faktin se nuk është e mundur të garantohet qëndrimi në këtë ishull në përputhje me masat sanitare për të parandaluar ngjitjen.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments