Francë/ Vaksinimi kundër COVID-19 i detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë


Këshilli Kushtetues francez ka miratuar ligjin që detyron pasaportën shëndetësore dhe vaksinimin për punonjësit e shëndetësisë, dy masa kryesore të strategjisë antiCOVID-19 të presidentit Emmanuel Macron, por edhe subjekt i protestave në rritje.
Pasaporta shëndetësore hyri në fuqi më 21 korrik për në vendet e kohës së lirë dhe kulturës, ku mblidhen më shumë se 50 persona.
Deputetët dhe senatorët votuan pas gjashtë ditësh debat të ashpër shtrirjen e saj, nga 9 gushti, për kafenetë, restorantet, trenat kryesore dhe fluturimet e brendshme, si edhe për të vizituar pacientë ose banorë në institucionet shëndetësore dhe shtëpitë e pensionit.
Të rinjtë nga 12 deri në 17 vjeç janë të përjashtuar nga paraqitja e pasaportës shëndetësore deri më 30 shtator.
Eunews.al

