×
Saturday, April 19, 2025

Francë, kufizime rajonale shtesë përballë shpërthimit të rasteve me COVID-19

February 20, 2021


Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, bëri thirrje sot për kufizime rajonale shtesë në juglindje të vendit për shkak të shpërthimeve të rasteve të infektimit me COVID-19.

Veran propozoi shtrëngimin e shtetrrethimit të natës në Nisë dhe të masave të bllokimit të pjesshëm ose të plotë.

“Situata në këtë bashki është veçanërisht shqetësuese, pasi ajo është zona më e prekur në të gjithë vendin, me një normë incidence prej 577 rastesh për 100 000 banorë në një periudhë shtatëditore”, theksoi ai.

Zyrtarët do të marrin në konsideratë hapat e mëtejshëm për bashkinë Alpes-Maritimes të dielën në mbrëmje.

Në përgjithësi, Franca, me një popullsi prej 67 milionë banorësh, ka regjistruar më shumë se 3,5 milionë raste të virusit dhe gati 84 000 vdekje.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments