Francë/ 11 miliardë euro kredi në mbështetje të ekonomisë postCovid-19
Një total prej 11 miliardë euro kredi për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë franceze postCovid-19 do të jetë në dispozicion të bizneseve që prej fillimit të muajit maj, njoftoi sot Ministria e Ekonomisë.
”Për sektorët, të cilët janë gati të rifillojnë, ne do të vëmë në dispozicion të tyre në fillim të majit 11 miliardë euro kredi me pjesëmarrje”, deklaroi Bruno Le Maire në radion Europe 1.
“Këto janë para për të gjitha bizneset që do të jenë në gjendje të riinvestojnë, rikthejnë në punë, rikrijojnë vendet e punës”, theksoi ministri, duke kujtuar se këto hua ishin për një periudhë prej tetë vjetësh me një ripagim të shtyrë prej katër vjetësh.
Sipas ministrisë, bëhet fjalë për mbjedhjen më të madhe të fondeve private për një fond borxhi në Europë për investime direkte në kompani, me përjashti të investimeve indirekte,kur një fond blen aksione nga fondet e tjera që kanë bërë tashmë investimet e tyre.
Skema e huasë me pjesëmarrje franceze ishte miratuar nga Komisioni Europian në fillim të marsit, me huatë e para që fillimisht do të shpërndaheshin nga prilli deri më 30 qershor 2022.
Eunews.al