×
Friday, February 14, 2025

Franca ndryshon qëndrimin për vaksinën AstraZeneca

March 2, 2021


Qeveria e Francës tha se njerëzit e moshuar, me kushte para-ekzistuese të sëmundjeve, mund ta marrin vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit.

“Njerëzit e prekur nga sëmundje të tjera, mund të vaksinohen me AstraZeneca, përfshirë edhe njerëzit e moshës midis 65 dhe 74 vjeç”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

Deklarata paraqet një ndryshim qëndrimi për këtë çështje.

Muajin e kaluar, Franca ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca vetëm për njerëzit nën moshën 65-vjeçare, duke përmendur mungesën e të dhënave për njerëz më të moshuar.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca, e bërë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, përdoret gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë, e kanë limituar atë te personat nën 65 vjeç.

Rregullatori i BE-së për barnat e ka miratuar vaksinën për të gjithë të rriturit, por i takon secilit vend anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Në muajin janar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se vaksina AstraZeneca është “pothuajse joefektive” për grupmoshat e vjetra – një pretendim që atëbotë është kundërshtuar fuqishëm nga zyrtarët dhe shkencëtarët britanikë.

Por, me daljen e të dhënave të tjera, zyrtarët francezë të shëndetësisë kanë bërë përpjekje t’i bindin njerëzit se AstraZeneca është po aq e sigurt dhe efektive sa edhe vaksinat e tjera kundër koronavirusit, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments