×
Sunday, September 26, 2021

Franca merr rreth 1 mijë afganë, Macron: Vijon evakuimi, Afganistani s’duhet të bëhet strehë për terroristët!

August 16, 2021

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, reagoi për situatën kaotike të krijuar në Afganistan, me marrjen e pushtetit nga talebanët. Në një fjalim televiziv të dhënë këtë mbrëmje, Macron deklaroi se duhen larguar me urgjencë të gjithë bashkëatdhetarët dhe afganët që kanë punuar për Francën.

“Gati 800 njerëz janë tashmë në tokën franceze”, tha Kreu i Shtetit Francez, duke shtuar se “dy aeroplanë ushtarakë dhe forcat tona speciale do të jenë në vend në orët në vijim për të kryer evakuimet e fundit”.

Ai u shpreh se është nder për Francën që të mirëpresin personat e kërcënuar nga talebanët, ndërsa theksoi se Afganistani nuk mund të bëhet parajsë e terroristëve.

“Shumë anëtarë të shoqërisë civile afgane, mbrojtës të të drejtave të njeriut, artistë dhe gazetarë tani janë nën kërcënim. Ne do t’i mirëpresim ata sepse është një nder për Francën të jetë në anën e atyre që luftojnë për liri ,” tha Macron në një fjalim televiziv.

Ai shtoi më tek duke thënë se Franca do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të siguruar se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Evropa të përgjigjet me një qëllim të përbashkët.

“Afganistani nuk duhet të bëhet parajsa e terroristëve që ishte dikur. Është një sfidë për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar përballë një armiku të përbashkët. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të mund të punojnë së bashku në mënyrë efektive, sepse interesat tona janë të përbashkëta”, u shpreh Makron.

Eunews.al

Comments are closed.