×
Sunday, September 19, 2021

Franca kërkon shtyrjen e evakuimeve nga Afganistani përtej afatit të caktuar

August 23, 2021

Franca e konsideron “të nevojshme” një “kohë shtesë”, përtej 31 gushtit, për të kryer evakuimet e personave në rrezik nga Afganistani, pas marrjes së pushtetit nga talebanët, tha sot ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

“Ne jemi të shqetësuar për afatin e përcaktuar nga SHBA-ja më 31 gusht. Duhet kohë shtesë për të përfunduar operacionet aktuale”, tha Le Drian për gazetarëve.

“Franca ka strehuar, mes 17 dhe 22 gushtit, afro 1 200 njerëz, gati njëqind shtetas francezë, gati një mijë afganë dhe dhjetëra shtetas të huaj nga Bashkimi Evropian që punojnë për BE-në”, shtoi ministri.

Sipas Le Drian, “shqetësimi kryesor është qasja” në aeroportin e Kabulit.

Data 31 gusht është ende data e caktuar nga administrata amerikane për tërheqjen përfundimtare të forcave të saj nga Afganistani.

Sidoqoftë, ky afat konsiderohet gjithnjë e më i paarritshëm nga partnerët e SHBA-së dhe presidenti amerikan, Joe Biden nuk përjashtoi të dielën një zgjatje të pranisë së ushtarëve amerikanë që mbikëqyrin operacionet e evakuimit në aeroport.

Eunews.al

Comments are closed.