×
Wednesday, July 17, 2024

Franca dërgon pajisje ushtarake në Ukrainë

February 27, 2022


Franca ka planifikuar të dërgojë më shumë pajisje ushtarake dhe karburant për Ukrainën duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme të Rusisë, njoftoi pallati presidencial “Elysée” pas takimit të Këshillit të Mbrojtjes.

Megjithatë ishte e paqartë sesa pajisje dhe karburant do të siguroheshin.

Franca gjithashtu ka planifikuar të vendosë sanksione më të ashpra ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë, në koordinim me partnerët e saj në Evropë dhe SHBA, veçanërisht në lidhje me sistemin e komunikimit bankar SWIFT.

Masa të tjera kombëtare janë planifikuar gjithashtu për ngrirjen e aseteve financiare të qytetarëve rusë. Parisi planifikon gjithashtu masa që synojnë propagandën ruse në Evropë.



Comments are closed.