×
Friday, May 14, 2021

Fotoi zgjedhjet/ Stanishev uron Ramën: Vullneti i shqiptarëve ishte i qartë! Shqipëria bëri zgjedhje të lira

April 29, 2021

Një urim i veçantë i ka ardhur sot Kryeministrit Rama nga Sergey Stanishev, kreu i Partive Socialiste Evropiane, bashkimi i partive simotra të PS-së në Evropë. Në letrën e tij Stanishev thotë se 25 prilli doli me një verdikt të qartë të popullit shqiptar. 

PSE gjithashtu vlerësojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke nënvizuar se ato përmbyshën standardet duke qenë të qeta, të drejta dhe gjithëpërfshirëse. 

“I dashur Kryeministër, I dashur Edi, në emër të familjes PES, më lejoni të përgëzoj për fitoren e partisë suaj të Dielën e kaluar. Me gjithë kontekstin sfidues COVID 19, Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, në kuadër të ligjit të ri zgjedhor, gjë që është një arritje e vërtetë. Duke parë rezultatin pozitiv, vullneti i votuesve është i qartë. Qytetarët tuaj duan që ju të vazhdoni të ndiqni rrugën evropiane dhe zbatoni programin tuaj Social-Demokrat. Gjatë viteve të fundit, qeveria juaj ndoqi reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë vend më të mirë për njerëzit e saj dhe të vazhdojë rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën Evropiane dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të nxitur fillimin e konferencën ndërqeveritare për të hapur negociatat për pranimin. Edhe një herë, merrni urimet e mia më të ngrohta për këtë fitore. Me shpresën që së shpejti të mund të takohem personalisht”, shkruan Stanishev.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për