×
Sunday, March 23, 2025

Foto/ Fatos Nano me pranga në zyrën e Taulant Ballës

June 11, 2020


Edhe pse është politikan i brezit të dytë në Partinë Socialiste, Taulant Balla është i vetmi që bashkon gardën e vjetër me të renë.

Zyra e tij për merak, në katin e dytë në selinë e PS-së është pothuajse një muze i vogël. Flamuj, stema, orendi të vjetra që ndodhen aty janë memoria historike që flasin shumë.

Por mes fotografive që janë fiksuar në mur një është shumë e veçantë. Qëndron në qendër të zyrës, ka kornizë speciale dhe është e llojit “foto sa një mijë fjalë”. Aty shfaqet Fatos Nano, kryetari i parë i Partisë Socialiste me pranga në duar në sallën e gjyqit.

Ai u arrestuar më 30 korrik të vitit 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg për vjedhje përmes mashtrimit në favor të tretëve. Nano u lirua më 13 mars 1997 pasi qëndroi 1516 ditë në qeli dhe më pas mori pafajësi. Po përse Taulant Balla e ka vendosur foton e tij në qendër të zyrës? Sigurisht që ka në një arsye dhe kjo lidhet me mirënjohjen. Në një farë mënyre Fatos Nano ka qenë mentori politik i Taulant Ballës.

Ishte ai që e afroi djalin e ri nga Librazhdi për ta qenë në strukturat e PS , më pas në kabinetin e tij dhe në vitin 2005 në listat në garën për deputet dhe që Balla fitoi. Pas kësaj kohe Fatos Nano u largua nga drejtimi i PS dhe në vend të tij kryetar u zgjodh Edi Rama.

Për fatin dhe zotësinë e tij Tualant Balla ka bërë një karrierë të suksesshme me kryetar Edi Ramën dhe këtë ai e vlerëson pa masë, por njëkohësisht nuk e harron Fatos Nanon. Një mirënjohje që e ka të stampuar në një fotografi që e tregon këtë por tregon njëkohësisht dhe sakrificën e Partisë Socialiste në vite. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments