×
Thursday, December 7, 2023

Foto/ Balla i prekur nga fjalimi i fundit i Ruçit në Kuvend

July 8, 2021


Teksa Keyetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mbante fjalimin e fundit në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shfaqur i prekur nga largimi i tij nga jeta politike.

Taulant Balla në Kuvend, duke dëgjuar fjalimin e fundit të Gramoz Ruçit

Në foton e siguruar nga eunews.al numri dy i PS, Balla duket mjaft i prekur teksa largohet nga jeta politike një prej personaliteteve të Partisë Socialiste si z. Ruçi, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin politik të kësaj force politike.

Taulant Balla ka pasur një bashkëpunim mjaft të ngushtë me Gramoz Ruçin si në Partinë Socialiste ashtu edhe gjatë periudhës kur Gramoz Ruçi drejtoi Kuvendin e Shqipërisë.

Eunews.al



Comments are closed.