×
Friday, October 22, 2021

Forumi Ekonomik në Shkup/ Rama, Zaev, dhe Vuçiç pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje

July 29, 2021

“Ballkani i Lidhur” është titulli kryesor i panelit në Forumin Ekonomik Rajonal që do të mbahet sot në Shkup. Pjesë e këtij paneli do të jenë kryeministri Edi Rama, kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiç së bashku me 250 kompani nga rajoni.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e djeshme në Shkup, ku është shfaqur duke ecur, i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit që ka pasur me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vuçiç e ka cilësuar mini-shengenin si të ardhmen për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi do të mungojë Kosova, e cila njëjtë si në samitet e kaluara mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiç ka zgjedhur të mos marrë pjesë.

Në një fjalim që mbajti në konferencën ndërkombëtare “Prespa Forum”, në Ohër më 2 korrik, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova refuzon pjesëmarrjen në nismën e Mini-Shengenit pasi sipas tij rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian.

“Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, është një nismë e cila synon të arrijë rezultate të dukshme në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Mini Shengeni), për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Eunews.al

Comments are closed.