×
Tuesday, July 23, 2024

Fondet në zgjedhje/ Miratohet modeli i marrëveshjeve mes partive dhe KQZ

February 16, 2021


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi sot projektvendimin/udhëzimin: Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 35, datë 16.12.2020 “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve të vulave me kod sigurie që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”. Po ashtu, u miratua projektudhëzimi “Për miratimin e modelit të aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

Qëllimi i kësaj aktmarrëveshje është angazhimi i palëve në përdorimin e fondeve të përfituara nga Buxheti i Shtetit dhe nga KQZ dhe që i jepen partisë politike përfituese, në zbatim të të gjitha kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Në aktmarrëveshje përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e secilës palë për tu angazhuar të shqyrtojnë në mënyrë të ndërsjelltë kërkesat dhe propozimet e dyanshme dhe të mbajnë kontakte të rregullta nëpërmjet strukturave përkatëse.

Komisioneri vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga GN-ja dhe KZAZ-ja për pasqyrimin e rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” dhe projektvendimit “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments