×
Wednesday, December 8, 2021

Foltorja që nisi “të pastronte” PD, po “pastron” familjen Berisha

November 21, 2021

Nga Mero Baze

Problemi më i madh që kishte Berisha kur nisi “Foltoren”, ishte si të maskonte hallin e tij me hallin e PD. Për gati dy muaj i doli turpi, dhe u bind që “Foltorja” ishte rruga më e mirë për të pastruar veten nga menderosja që i ka bë përjetësisht SHBA si familje.

Kjo me sa duket e ka trimëruar me shpresë që t’i pastrojë të gjithë me radhë.

Sot kishte marrë gruan e tij, e cila filloi t’i nxjerr turpin vetes si grua e korruptuar, duke botuar kujtime për fotografitë që ka dalë me Nënë Terezën. Duhet të jetë e vetmja grua politikani në potë që i konsideron kujtime fotografitë me burrin dhe jo për ato që ka bërë burri në pushtet. Ato përpiqet t’i harrojë dhe burri.

Duke e marrë dhe atë në Foltore, Berisha po e plotëson përditë e më shumë në opinionin publik, qëllimin e Foltores duke treguar se ajo nuk është tani vetëm për ta nxjerrë atë nga halli i vet, por për të shpëtuar dhe gjithë familjen e baltosur për korrupsion.

Nuk di çfarë mund tu tregojë Liri Berisha grave të PD, kur burri i saj s’ka lënë grua kundërshtare në këtë vend, pa e portretizuar si kurvë dhe imorale. Ajo nuk ka thënë kurrë gjysmë fjale ndjesë për këtë gjë. Por me sa duket dhe në Foltore shkon për tu treguar grave të PD se kush nuk është me burrin e saj, është ashtu sic thotë burri i saj për gratë e botës.

Pas saj shpresoj të shkojë dhe vajza e tyre. Nuk di ç’rast mund të gjejë, por ndoshta ndonjë Foltore ku mund të flitet mbi abuzimet me pronat dhe pastrimin e pareve, duke hyrë aksionarë në një kompani me 5 për qind e duke përfunduar me 250 apartamente.

Në fund do t’i vijë radha djalit. Ai ka çfarë tu tregojë demokratëve, se është njeri që i ka bërë paret me punën e vet. Bile në disa raste dhe ka dështuar në biznes siç është Gërdeci, ku humbi fitimet dhe burrin e tezes, por së paku i shpëtoi burgut.

Kur të jetë pastruar gjithë familja Berisha, ndoshta Foltorja do të mbyllet, pasi ai është dhe misioni i saj real. PD pastrohet vetë se ndërkohë do jetë ndarë nga “berishët”.

Eunews.al

Comments are closed.