×
Monday, February 17, 2025

FMN mbështet planin e ndimës ekonomike të presidentit Biden

February 6, 2021


Kreu menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva mbështeti sot planin e shpëtimit ekonomik të presidentit Joe Biden, shuma gjigante prej 1,9 trilionë dollarësh e të cilit po debatohet në SHBA.

“Duke pasur parasysh pasiguritë e jashtëzakonshme dhe, më e rëndësishmja, duke pasur parasysh se familjet dhe bizneset ende po vuajnë shumë, ne besojmë se përdorimi i kësaj hapësire buxhetore është gjëja e duhur”, tha Georgieva gjatë një videokonference me gazetarët.

“FMN është një mbështetëse e madhe e kredive dhe taksave për kujdesin ndaj fëmijëve”, shtoi ajo, për një nga masat kryesore që përmban plani i Biden.

Shuma e paketës së ndihmës po përballet me kundërshtimin e senatorëve republikanë, që paraqesin si argument rrezikun e rënies në financat publike.

Georgieva pranoi se ishte padyshim e nevojshme vëmendja ndaj rreziqeve, përfshirë borxhin dhe mbinxehjen e mundshme të ekonomisë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments