×
Tuesday, December 6, 2022

Fjalimi i Ramës në OKB, reagonkreu PDK, Krasniqi: Kryeministri Rama mbron luftën e UÇK dhe udheheqësve te saj

September 25, 2022

Kreu i PDK, Memli Krasniqi ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për fjalimin që ky i fundit ka mbajtur në OKB lidhur me raportin e Dick Marty dhe luftën e UÇK.

Statusi i plotë i Memli Krasniqit:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.

Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës.



Comments are closed.