Fitorja e Donald Trump në SHBA, reagon KE dhe NATO
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka uruar Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet në SHBA.
Von der Leyen shkruan në një postim në X se “BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë”.
“Unë e përgëzoj ngrohtësisht Donald J. Trump. BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë.
Pra, le të punojmë së bashku për një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon të ofrojë për ta”, shkruan Von der Leyen.
Urimeve për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë iu është bashkuara edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte.
“Udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë.
Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka thënë shefi i NATO-s përmes një postimi në X.