×
Thursday, May 19, 2022

Firmoset mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë në Mal të Zi

January 19, 2022

Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA dhe partive opozitare kanë iniciuar mocionin e votëmosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi e kryesuar nga Zdravko Kripokavic. 

Iniciativa për mocion votëbesimi është nënshkruar nga 31 deputetë nga 81 gjithsesj që ka në përbërje parlamenti malazez. Shumica aktuale qeveritare që ka mbështetur deri tani kryeministrin Kripokavic kishte 41 deputetë, ndërsa opozita një deputet më pak.

Sipas zv.kryeministrit Dritan Abazovic, kryeministri dhe ministrat nuk kanë mbështetjen e shumicës parlamentare. Abazovic e arsytetoi vendimin e tij edhe me faktin se ministri i Drejtësisë dhe i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave u shkarkua në vitin 2006, pa i propozuar Kryeministrit një Ministër të ri Parlamentit, gjë që rrezikoi drejtpërdrejt reformat në kapitujt kryesorë 23 dhe 24, të cilët janë më të rëndësishëm për përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Kryeministri Kripokavic sipas tij me veprimet e tij ka rrezikuar dhe penguar bashkëpunimin mes pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjë që ka prodhuar krizën institucionale dhe politike në vend. Kjo situatë ka sjellë bllokimin e Kuvendit. Kriza politike, bashkëpunimi joadekuat midis legjislativit dhe ekzekutivit, mosrespektimi i legjislacionit të BE-së, si dhe mosveprimi i disa ministrave sipas Abazovic kanë sjellë një ngadalësim të integrimit evropian, gjë që u reflektua në raportin vjetor të Komisionit Evropian për integrimet.

Ky votëbesim tha Abazovic është fillimisht një provë nëse koncepti i qeverisë minoritare, që siç thonë ata ua propozuan të gjithë deputetëve, ka shumicën në parlament.

Nisma për votëbesimin e qeverisë aktuale erdhi pasi koalicioni Bardh e Zi bëri thirrje për formimin e një qeverie të pakicës që nuk do të përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Fronti Demokratik.

Comments are closed.