×
Monday, November 4, 2024

Finlandë, qeveria lehtëson masat kundër COVID-19

June 1, 2020


 Finlanda lehtësoi sot një numër masash të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ku përfshihet dhe shërbimi në tryezat e restoranteve, pas një ndalimi dymujor.

Restorantet do të funksionojnë me gjysmën e kapaciteteve.

Çdo klient duhet të ketë vendin personal në një tryezë ose te banaku.

Numri i personave që mund të marrin pjesë në grumbullime publike u rrit nga 10 në 50.

Muzetë, duke përfshirë muzeun e arteve “Ateneum” në Helsinki, u lejuan te rihapen sërish. Vizitorët këshillohen t’i blejnë biletat paraprakisht ose të paguajnë me kartë, pasi në muze nuk do të pranohet pagesa me para në dorë.

U lejuan të rihapen, gjithashtu, edhe pishinat, megjithatë disa pishina të mbyllura ka të ngjarë të qëndrojnë të mbyllura deri në gusht./ /sara/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments