Fillon Akademia Politike Shqiptare, Spiropali: Opozita kërkoi të destabilizojë vendin me ‘Fake News’ të prodhuar në gjirize kriminale.



Ka startuar gjatë ditës së sotme Akademia Politike Shqiptare 2020.
Në Modulin e Parë të akademisë, e cila organizohet nga Fondacioni “Qemal Stafa”, i drejtuar nga Teuta Vodo u trajtua çështja e të Drejtave të Njeriut dhe Lirinë e Shprehjes”.
E pranishme në ceremoninë e hapje ishte dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Në fjalën e saj Spiropali e konsideroi kët si një hap të rëndësishëm të pjesëmarrësve të Akademisë Politike për të qenë më të integruar në jetën politike të Shqipërisë
“Jam e mbresuar qe shume te reja dhe te rinj i jane pergjigjur fteses per aplikim ne akademine politike te Fondacionit “Qemal Stafa”, deshmi e qarte se politika nuk e ka humbur fuqine e saj terheqese per te rinjte, pavaresisht mjedisit shpesh toksik ku zhvillohet nje pjese e mire e debatit publik”, tha Spiropali.
Sipas saj, Partia Socialiste ka në ADN-në e saj parimin e mundësive të barabarta dhe sigurimin i shanseve të barabarta për gratë dhe vajzat është pasqyra më kuptimplotë e nivelit të të jetuarit me këtë parim.
Më tej gjatë fjalës së saj ministrja Spiropali foli edhe për skandalin e zbuluar nga Anti-Mafia italiane gjatë ditës së djeshme, ku theksoi se opozita kërkoi të destabilizojë vendin me një ‘Fake News’ të prodhuar nëpër gjirize kriminale.

“Lajm i prodhuar nëpër gjirize kriminale, i qarkulluar nepër kanale e portale, i bertitur neper cardra opozitare per te nxire Shqiperine faqe botes dhe per ta destabiluar se brendshmi. Deformime, shpifje, fyerje, shkelje te cdo kodi komunikimi, nga politikane e sejmene te deshperuar, qe duan pushtet me cdo kusht dhe me cdo cmin, por pa alternative dhe vote. Politika e tille nuk e ka kursyer shembullin e keq dhe modelin e gabuar, duke i shkaktuar jo pak zvarritja proceseve demokratike dhe jo pak deme aspiratave tona te perbashketa.
Nuk ka as më të voglin dyshim se PS-ja ndër vite ka qenë e vazhdon të jetë një shkollë e jashtezakonshme e formimit politik. Ky moment historik kërkon një vlerë të shtuar perpjekjeje për vetë natyrën tij, per te mundesuar vazhdimin e qeverisjes me Edi Ramen dhe partine Socialiste, si e vetmja garanci per nje gjenerate qe kerkon nje politike dhe qeverisje evropiane dhe shtetformuese. Te gjithe ne kemi pergjegjesine që të edukojë politikisht me vlerat më të larta njerëzore e politike jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit tane, por edhe ata qytetarë shqiptarë që janë pré e çedukimit ku ka rënë ngarkesa e mjerë kulturore politike opozitare, ku e vetmja pëlhurë e zbehtë ideologjike mbetet tribalizmi i pashoq dhe gjuha e urrejtjes. Këtë model shëmtie e dasie kemi përballë dhe çdo mungesë pasioni nga ana jonë është e dënueshme dhe e pafalshme përballë historisë së Shqipërisë”, deklaroi Spiropali.
Kjo temë kaq prekëse për shoqërinë tonë shqiptare u trajtua më gjërësisht nga lektorja Eri Meneri.
Akademia Politike do te zhvilloje 6 sesione ne total, me trajnere shqiptare por dhe nga simotrat tona evropiane, 4 ne Tirane, 1 ne Korce, nje ne Gjirokaster, 1 ne Kukes – me tema te rendesishme dhe kuptimplota per forcen tone socialdemokrate:
1.Drejtesia Ekonomike, 2.Te drejtat e Njeriut, 3. Sindikatat 4. Politikat e gjelbra.
Në fund te Akademise, do te jene gjithsej 170 te rinj te certifikuar me me shume dije politike dhe gati per te na u bashkuar si bashkepunetore per ta bere poltiken gjithnje e me te mire dhe me cilesore.
Eunews.al
