×
Wednesday, October 16, 2024

Fillimi i fundit të Putinit 

March 4, 2022


Qiej të ngrirë, llogari të ngrira, ”gjueti” për oligarkët dhe ndihma për Ukrainën.

Evropa dhe Perëndimi kanë rizbuluar një unitet të papritur gjeografik dhe politik.

”Ndoshta edhe më i madh se gjatë Luftës së Ftohtë”, shkruan vanityfair.it, në një analizë të Anna Zafesova, gazetare dhe eksperte për Rusinë.

Në dekadat e konfrontimit përtej Murit të Berlinit, në një botë të ndarë në dysh, ishte përpunuar një kod ndërveprimi, por bombat në qytetet ukrainase, ende në gjumë në agim të javës së kaluar, e kthyen Rusinë në një iligjimitet ndërkombëtar.

Brenda pak orësh, të gjitha traditat e politikës evropiane, nga neutraliteti suedez te pacifizmi gjerman dhe italian, u përmbysën.

Evropa e tronditur nga frika e zgjerimit dhe valët e refugjatëve i ka hapur krahët Ukrainës nën sulm.

Thyerjet e brendshme politike të vendeve janë shëruar në një solidaritet të paparë, ndërsa një aleancë e çuditshme, e përbërë nga NATO, hakerat e Anonymous, OKB-ja dhe sipërmarrësit e mëdhenj ndërkombëtarë, konfirmuan fjalinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se “ne jemi në anën e duhur të historisë”.

Zbritja e ngadaltë drejt diktaturës së Vladimir Putin e kishte vënë botën perëndimore në vështirësi, duke e ndarë atë edhe nga brenda në lidhje me perspektivat e “demokracisë joliberale”, me Moskën duke u kthyer nga kryeqyteti i së ardhmes rrezatuese të së majtës në ekstremizmin e krahut të djathtë.

Disa shpresonin për një evolucion të moderuar drejt një modeli evropian, të tjerë për një revolucion demokratik, të gjitha për një zhvillim paqësor, që nga vitet 1990 e tutje.

Perëndimi kishte mbyllur shpesh sytë mbi veprimet e Kremlinit, për të shmangur makthin e tij më të madh… një Jugosllavi e shumëzuar me 100.

Brenda pak orësh u kuptuan se qëllimet neoimperialiste të Putinit  si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në luftërat e Çeçenisë, Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Sirisë.

Tridhjetë vjet pas shpërbërjes së BRSS-së, lufta e Putinit kundër Ukrainës është një bisht, duke shënuar shpërthimin përfundimtar të perandorisë dhe dështimin e tranzicionit të Rusisë nga diktatura në demokraci.

Moska nuk donte të pranonte se u mund në Luftën e Ftohtë, duke përfunduar kundër botës së bashkuar, me aleatët e mëdhenj aziatikë, Kinën dhe Indinë që ndajnë në një pjesë të madhe armiqësinë e saj ndaj Perëndimit, por jo dëshirën për të shkuar në përplasje.

Jemi përpara fillimit të fundit të një epoke historike.

Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë rasti për të filluar, këtë herë seriozisht, ndërtimin e një Rusie postperandorake, demokratike dhe respektuese ndaj të tjerëve, pa të cilën siguria në kontinentin evropian (dhe më gjerë) do të mbetet gjithmonë e paplotë




Comments are closed.