×
Monday, December 8, 2025

Fauci: Vaksina anti COVID-19 jo e detyrueshme në SHBA

August 19, 2020


Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit amerikan të Sëmundjeve Infektive, tha sot se SHBA-ja nuk do të bëjë asnjë vaksinë antiCOVID-19 të detyrueshme, megjithëse nuk përjashtohet detyrimi lokal për fëmijët.

“Ne nuk mund ta detyrojmë ose të përpiqemi t’i detyrojmë njerëzit të vaksinohen, kurrë nuk e kemi bërë”, tha dr. Fauci, në një takim virtual të organizuar nga Universiteti “George Washington”.

“Ne mund ta bëjmë atë të detyrueshëm për grupe të caktuara, siç është personeli mjekësor, por ne nuk mund ta bëjmë atë për popullatën e përgjithshme”, vazhdoi ai.

Qeveria e Donald Trumpit ka paraporositur qindra miliona doza nga gjashtë kompani, që po zhvillojnë vaksina të mundshme dhe ato do të jenë falas.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments