×
Friday, October 22, 2021

Fatbardh Kadilli përplaset me Sali Berishën: Je viktimë e asaj që krijove në PD

September 9, 2021

Ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, gjatë një debati televiziv i tha ish-kryeministrit Berisha se ishte viktimë e modelit që kishte krijuar për 30 vjet me radhë.

Kadilli u shpreh se Berisha nuk ka folur pas dy humbjeve resht të Bashës, ndërsa ish-kryeministri iu përgjigj se e kishte thënë atë që duhet të thoshte me dhjetëra herë.

Ish-kryeministri Berisha foli sot në emisionin “Opinion”, pak orë pas vendimit të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

BerishaCilat kanë qenë qëndrimet ndaj Bashës unë ua shpjegova…Kam mbajtur qëndrimet që më ka takuar të mbaj. Sa i përket dorëheqjeve, për mua ligji i artë është “po humbe zgjedhjet jep dorëheqjen”.

KadilliPor nuk e thatë asnjëherë z.Berisha kur humbi zgjedhjet. Më vjen keq që duhet të ndërhyj…

BerishaRealisht e kam thënë me dhjetëra herë.

KadilliTre muaj para zgjedhjeve e thatë, por më mbrapa jo. Sot jeni viktime e një skuthi i cili nuk pati kurajo të flasë kur duhet të fliste. Unë kam dashur që ju të iknit vetë. Kryetari i partisë nuk duhet të fliste sot në mesnatë por për dy muaj me radhë. 

Sovraniteti i një partie me gjithë respekti nuk është vetëm kur nënshtrohet para një presioni ndërkombëtar, por edhe kur e nënshtron partinë tënde. Kjo parti është shndërruar ndaj asaj që quhet kryetarokraci. Ju jeni viktima e modelit që keni krijuar për 30 vjet. Prodhuar një zgjatim përtac. 

Ju jeni viktima e tij siç jemi të gjithë bashkë. Ju nuk reaguar me të njëjtën forcë kur zgjedhjet prodhuan të njëjtin kryeministër, të njëjtin kryetari partie në opozitë. Premtimi i z.Berisha ishte që do të fliste kur të shihte humbjen e dyte rresht të njëjtin kryeministër dhe kryetar partie, dy herë rresht.

Eunews.al

Comments are closed.