FAO: Çmimet botërore të ushqimeve vendosin rekorde të reja



Çmimet botërore të ushqimeve u rritën me 19,5 për qind në nivel vjetor, treguan të dhënat nga janari i këtij viti, ndërsa sot ato i publikoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s (FFPI) ishte 135,7 pikë muajin e kaluar, 22,2 pikë më shumë nga janari 2021, ndërkohë që të gjithë nëngrupet shënuan rritje të ndjeshme.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s gjurmon ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të pesë grupeve kryesore ushqimore.
Indeksi i çmimeve të grurit u rrit 12,5 për qind nga viti i kaluar, në 140,6.
Indeksi i çmimit të vajit vegjetal të FAO arriti nivelin më të lartë muajin e kaluar, duke u rritur për 47,6 pikë në 185,9 nga janari 2021.
Indeksi i çmimeve të sheqerit u rrit me 19,7 për qind në nivel vjetor ndërsa çmimet e mishit u rritën për 17,3 për qind në janar në nivel vjetor për shkak të kërkesës së fortë globale.
Indeksi i çmimeve të qumështit ishte mesatarisht 16,9 për qind më i lartë se në vitin 2020.

