Friday, April 19, 2024
Familja Berisha grabiti ‘Kompleksin Partizani’, Rama: Sa e madhe qenka kjo çorbë, shpresë që ta zbardhë drejtësia
February 18, 2021
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një investigim të “Report TV”, ku janë publikuar fakte dosjes se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi Kompleksin “Partizani”, duke e kaluar atë në duart e familjes së tij
Me një shënim në facebook, Rama shkruan se “sa madhe paska qenë kjo çorbë”. Ai shkruan më tej se shpreson që drejtësia ta zbardhi deri në fund këtë “histori kaq të hatashme keqbërjeje ndaj shtetit, pronës, shoqërisë”!
“Mirëmëngjes dhe me këtë dokumentar investigativ tejet interesant të Report TV, duke ngritur pyetjen se sa e madhe qenka kjo çorbë vallë përderisa kjo është vetëm njëra nga tre seritë e dokumentarit, si edhe duke shpresuar se institucionet e reja të drejtësisë, të cilat kanë nisur të ndezin dritën e shpresës tek drejtësia në këtë vend pas 100 vjetësh padrejtësi, do ta zbardhin deri në fund nën dritën e ligjit një histori kaq të hatashme keqbërjeje ndaj shtetit, pronës, shoqërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Eunews.al
0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments