×
Thursday, March 27, 2025

“Faleminderit Kroaci”/ Ngjyrat e flamurit kroat ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

July 31, 2021


Godina e qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kroacisë mbrëmjen e djeshme në shenjë falenderimi dhe solidarizimi për viktimat dhe të plagosurit nga aksidenti tragjik disa ditë më parë.

Mbi të shkruhej “Faleminderit Kroaci/Hvala rvatska” për shkak të ndihmës që Kroacia ua dha qytetarëve kosovarë.

Pamje nga godina e qeverise se Kosoves

Qeveria e Kosovës bëri një njoftim në rrjete sociale ku tha se Kosova do ta ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e mira me shtetin e Kroacisë.

‘’Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin mik të Kroacisë, që e ka përkrahur shtetin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit’’, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga aksidenti i rëndë i regjistruar disa ditë më parë në Slavonski Brod në Kroaci, humbën jetën 10 persona e u plagosën dhjetra të tjerë. Një pjesë e të plagosurve vijon ende të marrin shërbim spitalor ndërsa disa qytetarë janë kthyer në Kosovë.

Eunews.al




Comments are closed.