×
Monday, July 15, 2024

“Fajësoj veten që i besova verbërisht Bashës”/ Nard Ndoka: Koalicioni ishte një dështim

April 30, 2021


Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në Top Talk, jep bilancin e partisë së tij, nga këto zgjedhje, ku garoi krah Aleancës për Ndryshim.

PDK doli me një rezultat të ulët në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk nxori asnjë deputet. Sipas Ndokës, koalicioni me Bashën ishte dështim. “Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën.
Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej me aleatët”.

I pyetur nga gazetari, Denis Dyrnjaja, nëse “fajëson më shumë veten apo Bashën”, ai përgjigjet: “Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin opozitën mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, ndërkohë që Basha po ecte në fushë të gabuar”.

Ndoka flet dhe për bashkëpunimet me të dyja partitë kryesore dhe midis Bashës e Ramës veçon këtë të fundit . “Rama me mua ka qenë më transparent, Basha ishte një dështim në karrierën time”, tha Ndoka.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments